Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 429 gjoba, ku prej tyre 62 janë për tejkalim shpejtësie, 35 gjoba për mosregjistrim të automjetit apo defekte teknike, 31 për mospasje të lejes së vozitje, dhe 58 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse’, thonë nga policia.
Ata shtojnë se kontrolle të tilla do të ketë edhe gjatë ditë të ardhshme.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta rrisim sa më shumë sigurinë në komunikacion”, sqarojnë nga policia./Telegrafi/