Gjatë kontrolleve të aksionit në fushën e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 461 masa.
Për vozitje pa patentë shofer, siç kumtoi MPB, janë shqiptuar 38 sanksione, 16 masa për automjete të paregjistruara, 16 për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, 25 sanksione për përdorim të celularit, 65 masa për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 18 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në trafik”, theksojnë nga MPB.