Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.09) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 325 dënime, edhe atë 18 shoferë për mospasje të lejes, 128 për tejkalim shpejtësie, 11 për mosregjistrim të automjeteve dhe defekte teknike, 9 motoçiklistë, 78 masa për parkim jo të rregullt dhe 74 automjete janë ngritur nga automjetin ‘Karoteci'”, sqarojnë nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar edhe 36 dënime për mosmbajtje të maskës.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe urdhrat në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thonë nga SPB Shkup./Telegrafi/