Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.11) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacioni.
“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 313 gjoba prej të cilave 35 janë për tejkalim shpejtësie, 27 dënime për mosregjistrim të automjetit apo defekte, 91 për parkim jo të rregullt dhe 54 dënime për mosmbajtje të maskës”, thuhet në njoftimin e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se këto kontrolle do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/