Site icon Telegrafi

Gjobiten 302 shoferë në Shkup, 128 për tejkalim shpejtësie

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 302 masa prej të cilave 128 janë për tejkalim shpejtësie, 26 për vozitje pa leje, 11 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 6 për motoçiklistët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 4 masa për kalim në të kuqe, 11 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 13 për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version