Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 268 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë.
Sipas njoftimit të MPB-së 68 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve.
Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 10 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për tejkalim të parregullt dhe 5 gjoba për vozitës fillestar.