Site icon Telegrafi

Gjobiten 262 shoferë në Shkup, 80 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Gjatë ditës së djeshme, në gjithë territorin e Bashkisë së Shkupit, policia shqiptoi 262 gjoba, prej të cilave 80 janë për tejkalim shpejtësie.

Siç njoftojnë nga MPB, 15 dënime janë për motoçiklistët, nëntë për shoferët fillimtar, 27 dënime për vozitje pa leje vozitje.

“Janë shqiptuar edhe 31 dënime për vozitje nën ndikim të alkoolit, 10 për përdorim të telefonit, katër për kalim në të kuqe, pesë për mospërdorim të rripit të sigurisë, tre për mosdhënie përparësi ndaj kalimtarëve, pesë për mosregjistrim dhe 56 për parkim jo të rregullt”.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version