Site icon Telegrafi

Gjobiten 243 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

Sipas njoftimit të policisë, vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 243 masa prej të cilave 21 janë për vozitje pa leje, 16 për mosregjistrim të automjeteve, 9 për përdorim të telefonit, 60 për parkim jo të rregullt, 45 automjete janë ngritur nga ‘Karoteci’ dhe 27 gjoba janë shqiptuar për mosmbajtje të maskës.

Lexo po ashtu Për tre muaj në Maqedoni janë gjobitur mbi 43 mijë vozitës

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version