Telegrafi

Gjobiten 220 shoferë në Shkup, 21 për pa patentë shoferë

MPB njofton se dje ka kryer kontrolle të intensifikuara në fushën e komunikacionit në Shkup me çka është konstatuar se 21 persona vozisin pa patentë shofer.

“Gjithsej janë gjobitur 220 pjesëmarrës në komunikacion, shumica e të cilëve janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë.

92 shoferë janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa janë gjobitur edhe nëntë motoçiklistë.

Tetë shoferë janë dënuar me gjobë për përdorim të celularit, gjashtë për automjete me defekt teknik ose për drejtim mjeti të paregjistruar, shtatë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, shtatë masa për parakalim dhe devijim të paligjshëm”, thonë nga MPB./Telegrafi/