Telegrafi

Gjobiten 213 shoferë në Shkup

Në kuadër të kontrolleve të përforcuara në rajonin e komunikacionit vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 213 masa, nga të cilat 13 për konfirmim nga shpejtësia më e madhe se e lejuara dhe 32 masa për vozitje pa patentë shoferi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, informojnë se nga numri i përgjithshëm, 22 janë për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, tre sanksione për konfirmimi nën ndikimin e alkoolit, 12 për shfrytëzimin e celularit dhe katër masa për kalim në semaforin e kuq.

“Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion”, qëndron në kumtesën e MPB-së.