Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 211 shkelje të rregullave të trafikut.
Prej gjobave të shqiptuara 81 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve.
Janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe katër të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë.