Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (14.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 201 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 masa, nga të cilat 29 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për kalim në semaforë të kuq, 8 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 47 masa për këmbësorët…”, thonë nga MPB.
Nga atje shtojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/