Prokuroria Themelore Publike në Shkup filloi procedurë para gjykatës kompetente kundër 19 personave për kryerjen e veprës penale “Mos veprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”, njoftojnë nga Prokuroria Publike Shkup.
Përkatësisht, 18 prej të akuzuarve u gjetën duke mosrespektuar vendimin për ndalim dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa një i akuzuar nuk ka vepruar sipas vendimit për izolim të detyrueshëm”, thonë nga Prokuroria.
Për të gjithë të akuzuarit, Prokuroria Publike paraqiti propozime për caktimin e gjobave, me të cilat i propozoi Gjykatës Themelore Penale Shkup për të akuzuarit të shqiptojë gjobë në masën 100 gjoba ditore, ndërsa e gjobës ditore të jetë 20 euro./Telegrafi/