Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në komunikacion.
“Në Shkup janë shqiptuar 188 masa, prej të cilëve 39 dënime janë për tejkalim shpejtësie, 31 për motoçiklistë dhe 11 për vozitje pa leje”, thonë nga SPB Shkup.
Po ashtu janë shqiptuar 18 dënime për përdorim të telefonit, 14 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 48 dënime për parkim jo të rregullt.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/