Site icon Telegrafi

Gjobiten 165 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet kontrolluese në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 164 masa, prej të cilave 25 janë për tejkalim të shpejtësisë, 12 për vozitje pa leje vozitje, 2 për kundërvajtje për këmbësorët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar 6 masa për përdorim të telefonit, 1 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 7 për kalim në të kuqe, 5 për mosdhënie të përparësisë dhe 45 për parkime jo të rregullta.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version