Site icon Telegrafi

Gjobiten 157 shoferë në Shkup, 56 për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton se ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit në të gjithë territorin e qytetit të Shkupit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 157 masa, nga të cilat 56 masa për tejkalim të shpejtësisë, 16 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për drejtim automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar 13 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, tetë masa për kalim në semafor të kuq, katër për kundërvajtje nga këmbësorët, tetë masa për përdorim të celularit…”, thonë nga MPB./Telegrafi/

 

Exit mobile version