Site icon Telegrafi

Gjobiten 155 shoferë në Shkup, nëntë për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 155 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 masa, nga të cilat nëntë masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kalim në semaforë të kuq, nëntë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 17 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje thonë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version