Site icon Telegrafi

Gjobiten 152 shoferë në Shkup, 19 për tejkalim shpejtësie

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 152 masa, prej të cilave 19 janë për tejkalim shpejtësie, shtatë për vozitje pa leje, gjashtë për mospërdorimin e rripit të sigurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar 13 dënime për përdorim të telefonit, tre për kalim në të kuqe dhe 62 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version