Telegrafi

Gjobiten 151 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacion.

“Vetëm në territorin e Shkupit në Shkup janë shqiptuar 151 masa prej të cilave 13 për tejkalim shpejtësie, 22 për vozitje pa leje, 15 për mosregjistrim të automjeteve, 5 gjoa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 për përdorimin e telefonit dhe 2 për kalim në të kuqe”, thuhet në njoftim.

Nga policia shtojnë se aksionet kontrolluese do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

“MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/