Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 149 gjoba prej të cilave 47 janë për tejkalim shpejtësie, 15 për vozitje pa leje, 5 për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thonë nga SPB Shkup.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 3 masa për përdorim të telefonit, 5 gjoba për kalim në të kuqe dhe 47 për parkim jo të rregullt.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/