Telegrafi

Gjobiten 144 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Shkup

Policia gjatë ditës së djeshme (22.11.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që tejkalojnë shpejtësinë, njoftojnë nga MPB.

“Nga kontrollet e kryera janë shqiptuar 144 drejtues mjetesh. Nga këto, katër automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 78 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 66 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/