Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në komunikacion.
“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 139 gjoba, dhe atë: 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 31 për tejkalim të shpejtësisë, 2 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 2 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 5 për kalim në të kuqe në semafor, 12 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për mosmbajtje të rripit të sigurisë dhe 46 për parkim të parregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/