Telegrafi

Gjobiten 138 shoferë në Shkup, 56 për tejkalim shpejtësie

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në fushën e komunikacionit.

Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 138 masa prej të cilave 56 janë për tejkalim shpejtësie, 17 për vozitje pa leje, 10 për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Po ashtu janë shqiptuar 5 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, gjashtë dënime për mospërdorim të rripit të sigurisë, 5 për kalim në të kuqe.

Nga MPB theksojnë se aksionet kontrolluese do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet edhe siguria në komunikacion./Telegrafi/