Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme sërish ka vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Skupit janë shqiptuar gjithsej 133 masa prej të cilave 26 janë për tejkalim shpejtësie, 13 për vozitje pa leje, tetë për automjete të paregjistruara. Po ashtu janë shqiptuar edhe tre masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitje de gjashtë masa për mosdhënie të përparësisë”, thonë nga SPB Shkup.
Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/