Telegrafi

Gjobiten 133 shoferë në Maqedoni, drejtonin automjetet në gjendje të dehur

133 shoferë janë gjobitur mbrëmë nga ora 22:00 deri në ora 04:00 në kuadër të kontrollit të përforcuar aksionar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas MPB-së, në dy drejtues mjetesh u konstatua niveli i alkoolit në gjak mbi dy pjesë në milion.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.