Site icon Telegrafi

Gjobiten 131 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 gjoba, prej të cilave 20 janë për tejkalim shpejtësie, 17 për vozitje pa leje, 4 për mospërdorim të rripit të sigurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 5 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe 11 për mosregjistrim të automjeteve dhe 7 për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version