Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (15.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 gjoba..
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 gjoba nga të cilat 16 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, shtatë masa për kalim në semafor të kuq, katër masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri masa për mosvënien e rripit të sigurisë…”, thonë nga MPB.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.