Gjatë ditës së djeshme, siç njoftojnë nga MPB, janë shqiptuar 122 gjoba në Shkup.
Prej tyre 37 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, gjashtë për vozitje pa leje, katër dënime për motoçiklistë dhe pesë për mosdhënie të përparësisë në kalim.
Nga MBP njoftojnë se janë shqiptuar 15 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, katër për kalim në të kuqe, katër për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe 25 për parkim jo të rregullt.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/