Gjatë natës së mbrëmshme (08/09.01.2022) në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03:00 janë kryer kontrolle të intensifikuara për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Janë gjobitur 106 vozitës janë.
Prej tyre, 20 në territorin e SPB Manastir, 19 në territorin e SPB Ohër, 15 në territorin e SPB Shtip…
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/