Site icon Telegrafi

Gjobiten 102 hoferë në Shkup, 39 nën ndikimin e alkoolit

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit policia dje ka shqiptuar gjithsej 102 masa, në mesin e të cilave për vozitje nën ndikimin e alkoolit 39 sanksione dhe 23 gjoba për vozitje pa patentë shoferi”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Po ashtu janë shqiptuar edhe tre masa për kalim në të kuqe dy masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, dy masa për shfrytëzim të celularit, katër masa për shoferë fillestarë, pesë masa për vetura të paregjistruara, dy masa për mosdhënie të përparësisë për kalim të këmbësorëve.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version