Site icon Telegrafi

Gjobë prej 2000 euro për 19 persona nga Shkupi për shkak të shkeljes së orës policore

Prokuroria Themelore e Shkupit sot në Gjykatën Penale të Shkupit parashtroi 18 propozime për gjoba ku përfshihen 109 persona të cilët akuzohen për vepër penale ‘mosrespektim i udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë’.

Të gjithë të akuzuarit, siç njoftojnë nga Prokuroria, nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje dhe regjim të posaçëm në territorin e vendit, përkatësisht gjatë kohës së orës policore ka qenë në lokacione të ndryshme në qytet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prokurorët propozuan t’ju shqiptohet dënim prej 100 gjobave diture, ndërsa vlera e një gjobe ditore është 20 euro në kundërvlerë të denarit./Telegrafi/

Exit mobile version