Telegrafi

Gjobat ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave antiCOVID, Haradinaj: Çka iu keni gjujt në qafe popullit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar sot pas numrit të madh të shqiptimit të gjobave ndaj qytetarëve që nuk po respektojnë masat antiCOVID.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan qyetarët, e jo si u gjobiten.

“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!

Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan.

Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/