Site icon Telegrafi

Gjoba prej 90 euro për ata të cilët hedhin fletushka e broshura në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, do të gjobisë të gjithë ata të cilët do të hedhin broshura dhe fletushka në vendet ku nuk janë të përcaktuara nga Komuna.

Dënimi do të jetë prej 90 eurove, kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hymje kolektive etj, që nga 1 Maji, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që ka shpërnda fletushka/broshura në vende që nuk janë caktuar nga komuna”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Njoftim për ndalimin e fletushkave/broshurave

Njoftojmë të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore, se hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet dënimi prej 90.00 Euro.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hymje kolektive etj, që nga 1 Maji, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që ka shpërnda fletushka/broshura në vende që nuk janë caktuar nga komuna. Gjoba mund të duket e vogël por shqiptimi i shpeshtë dhe për çdo vend është shpenzim i lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version