Telegrafi

Gjoba për vendet që shkelin kufirin e deficitit buxhetor

Kështu thuhet në një dokument të brendshëm të BE-së, të cilin e zotëron edhe gazeta e Dyseldorfit “Handelsblatt”.

Sipas këtij dokumenti, ata që shkelin kriteret e deficitit buxhetor do të ndëshkohen.

Në rastin më të keq, qeveria e prekur do të duhej të dorëzonte në Bruksel një gjobë që përfshin 0.2 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto. Gjoba do të kthehet nëse vendi në fjalë do të arrinte t’i mbante nën kontroll shpenzimet buxhetore.

Ministrat e financave të BE-së do të konsultohen mbi këto plane sot në Bruksel. /Telegrafi/