Telegrafi

Gjoba për shkeljen e rregullave të deficitit buxhetor

Gjobat monetare kundër atyre që shkelin rregullat për deficitin do të zbatohen më shpejt dhe kryeministrat e shteteve anëtare të BE-së do ta kenë më të vështirë t’i parandalojnë ato.

Gjermania i mbështet planet e Komisionit, por kërkon sanksione më të ashpra kundër atyre, që shkelin rregullat për kufirin e deficitit buxhetor, për shembull ndërprerjen e ndihmave financiare nga BE-ja.

Komisioni i BE-së ka reaguar kështu pas skandalit të borxhit publik të Greqisë dhe Spanjës dhe krizës së euros në pranverë të këtij viti. /Telegrafi/