Telegrafi

Gjoba për 19 persona që e kanë shkelur orën policore në Shkup

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Kundër 19 personave që nuk e kanë respektuar orën policore Prokuroria e Shkupit sot ka dorëzuar propozim për gjoba për kryerjen e veprës penale “mosrespektim të rekomandimeve gjatë pandemisë”.

Personat nuk i janë përmbajtur vendimeve të autoriteteve për ndalesën e lëvizjes në territorin e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht e kanë shkelur orën policore në lokacione të ndryshme në Shkup.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që të dyshuarit të dënojë me 100 gjoba ditore, ndërsa një gjobë të jetë e vlerës 20 euro, në kundërvlerë të denarit./Telegrafi/