Site icon Telegrafi

Gjoba për 171 shoferë në Shkup, 89 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 masa, nga të cilat 89 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi të kufizuar, 11 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, shtatë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.

Tri masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), tre masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit

Exit mobile version