Legaliteti dhe legjitimiteti i shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës të shpallur me 17 shkurt 2008 në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtarë nuk do të ndodhë të ketë pezullim apo zhbërje nga çfarëdo mendimi apo interpretimi juridik, përkundër faktit që më parë filloi një proces gjygjësor ndërkombëtar i inicuar nga pakënaqësia dhe pamundësia e Serbisë që ta pengoj shpalljen e pavarësisë së Kosovës, përkundrazi, ky mendim këshillues do ta rikonfirmoi legjitimitetin e shpalljes.
Në një deklaratë të më hershme thuhej se “Qëndrimi i Serbisë për të mos njohur atë që ajo e konsideron si provincën e saj të shkëputur, është i kuptueshëm, edhe nëse jo i drejtë, por kjo nuk i jep Serbisë të drejtën për të dëmtuar interesat e popullit në Kosovë” pati deklaruar z. Marko Prelec, Drejtor i Projektit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Në fakt çështja e ngritur në fjalë do të obligoi që Gjykata të përpiqet që të japë një mendim të balancuar që nuk do të trazojë ujërat, dhe do të përpiqet të mos vërë ndonjë standard për shtete apo territore që aspirojnë për pavarësi. Në këtë kontekst mendimi juridiko – politiko i Gjykatës do të ketë diçka që ose do t’i kënaqë apo shqetësojë si Prishtinën ashtu edhe Beogradin, ose do të përpiqet tërthorazi me interpretime dykuptimshme të pranoj dhe shprehë legjitimitetin e shpalljes në harmoni me të drejtën ndërkombëtare. Pra, realisht nuk duhet të presim që mendimi këshillues i GJND -së të ketë ndonjë ndikim të jashtëzakonshëm në rajon e aq më pak në njohjet që do të pasojnë.
Si duket mendimi i GJND-së do ta bëjë të mundur që disa shtete që deri tani e kanë pritur GJND -në, ta njohin menjëherë Kosovën. Por besoj se mendimi i GJND-së do t’ua hedhë barrën përsëri mbi shpatulla Kosovës dhe sidomos Serbisë për t’i nxitur që të normalizojnë marrëdhëniet reciproke.
Përfaqësuesit të Republikës së Kosovës me rastin e paraqitjeve zyrtare në mbrojtjen e Kosovës në GJND-në deponuan disa modele argumentesh mjaftë interesante si deklaratat gojore të Ministrit Skender Hyseni dhe Delegacionit të Kosovës më 1 dhjetor 2009, deklarata me shkrim e 17 Prillit 2009, deklarata me shkrim e 17 korrikut 2009.
Gjithashtu argumentet që Kosova kishte deponuara dhe të prezantuara në GJND -në janë argumentet që janë publike edhe në adresën zyrtare të MPJ –së me emërtimin si; “Kosova në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë” dhe si të tilla vijon; Kreu i II; Kosova Sot Marrëdhënie Ndërkombëtare, II. Kushtetuese dhe Zhvillimet e brendshme, III. Prania e Komunitetit Ndërkombëtar, IV. Kriteret për të qenë Shtet, Historia dhe Konteksti, Periudha para 1945 II. Kosova ishte një njësi federale të RSFJ-së, III. Shkarkimi ilegal i Autonomisë së Kosovës në 1989, IV. Periudha nga 1989-1999, V. Pozita e serbëve të Kosovës që nga qershori 1999 deri në shkurt 2008. Pjesa e tretë, kreu IV Deklarata e pavarësisë nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Parimet e sundimit të ligjit në të drejtën ndërkombëtare. I. Parimi i "Sovraniteti dhe integritetit territorial".Të Drejtën Ndërkombëtare nuk e përjashton. Lëshimi i Deklaratës së Pavarësia, Prezantim nga Presidenti Marti Ahtisari drejtuar Kuvendit të Republikës e Kosovës, 15 qershor 2009 si dhe Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, Prishtinë, 15 qershor 2009.
Gjendja politiko pas-statusore e Kosovës për sa i përket stabilitetit gjithëpërfshirës të shtetit, do të vlerësohen nga GJND-ja edhe pse nuk është e obliguar, por përparimet do të merren parasysh me përjashtim në Veriun e Kosovës që konsiderohet si problemi më akut – sfidues i trekëndëshit (BE – Kosovë – Beograd). Kjo çështje do ti bëhet me dije Beogradit për ndryshime rrënjësore gjatë dhe pas mendimit nuk mund të mbetet në harresë nga GJND-ja, por tërthorazi do te rekomandohet. Kjo gjendje faktike nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë në interpretimin e shpalljes, por që realisht Kosova dhe pavarësia e saj si tregues i përbashkët i faktorit vendor dhe ndërkombëtar, megjithatë do të ndikoi në klimën pozitive të vet Gjykatës në përcaktimin e rrethanave dhe faktorëve për shpalljen e pavarësisë. Pretenduar ndryshe dhe zgjidhjen e mohimin apo vonimin e rreziqeve së statusit të Kosovës duke sfiduar jo vetëm stabilitetin e vet por paqen dhe stabilitetin e rajonit si një e tërë GJND –ja do të reflektoi klimë pozitive.
Mbështetja ndërkombëtare, respektivisht e atyre që edhe faktorizuan arritjen e statusit final argumentuan se Kosova është një rast unik që kërkon një zgjidhje unike. Ajo nuk krijon një precedent për konfliktet e tjera të pazgjidhura gjë që edhe u vërtetua në dy vitet e pas shpalljes së pavarësisë.
Në seancat e para dëgjimore rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, delegacionin e Serbisë e kishte udhëhequr ambasadori i këtij vendi në Francë Dushan Batakoviq. Në argumentimin e tij, ai kishte pohuar se për organizatat ndërkombëtare, "veçanërisht kur bëhet fjalë për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë", deklarata unilaterale e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, siç e cilësoi ai shpalljen e pavarësisë së Kosovës, "është një sfidë shumë e madhe". Ai gjithashtu kishte thënë se "ajo sfidon rendin ndërkombëtar dhe parimin e integritetit territorial". Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ketë rëndësi fundamentale jo vetëm për zhvillimet në Kosovës, por edhe për rendin ndërkombëtar, kishte vënë në pah Batakoviq. Ai e kishte cilësuar edhe kësaj radhe Kosovën si "djep të Serbisë", duke përsëritur kësisoj një formulim tashmë të njohur të Serbisë zyrtare. Sipas zotit Batakoviq, është pikërisht deklarata e pavarësisë ajo që i shndërroi serbët në Kosovë në një minoritet. Në mbyllje, Batakoviq kishte thënë se "Serbia është e bindur se kur GJND-ja të japë mendimin e vet këshillëdhënës, vetëm atëherë do të krijohen kushte për bisedime të reja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për statusin e Kosovës". Në vijim të seancave të Gjykatës përkundër thirrjeve të vazhdueshme të Serbisë, dhe në të vërtetë përkundër presionit serb është argumentuar se serbët e Kosovës gjithnjë e më tepër po marrin pjesë në ndërtimin e institucioneve në Kosovë. Pajtimi ndërmjet të gjitha komuniteteve tona ka qenë prioriteti kryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës", kishte thënë zoti Hyseni. Është e paimagjinueshme që ne të pranojmë thirrjen e Serbisë për të kthyer orën mbrapa për të zhvilluar negociata të mëtejshme, rreth asaj se a do ta pranojë apo jo Serbia Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo do të ishte tepër destabilizuese, dhe madje mund të prodhojë konflikt të ri në rajon", ka tërhequr vërejtjen ministri i jashtëm në vazhdimësi, për të nënvizuar se "pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kështu do të mbetet, jo vetëm për hir të Kosovës, por edhe për hir të paqes dhe sigurisë së qëndrueshme rajonale, për të cilën pavarësia e Kosovës ka kontribuar aq shumë". Përfundimisht me mendimin e saj të shkurtër tekstualisht, GJND-ja do të përpiqet ta rikonfirmoi vullnetin demokratik të popullit të Kosovës si një të drejtë të lirisë së zgjedhjes dhe në mes rreshtave do të pohoj legalitetin e shpalljes në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, kurse përgjigjja ndaj Serbisë do të reflektoj në një mendimin këshillues pikërisht mbi këtë të drejtë.