Gjykata e Posaçme GjKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Plaurent Dervishajn, në lidhje me dosjen “asgjë nuk harrohet” ku akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
I deportuari nga Dubai doli këtë te premte para gjykatës ku ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nga Dubai nuk është as deportim as ekstradim, por është rrëmbim personi.
“Me 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait me kanë thyer derën me preteksin se te rrezikohej jeta dhe kundrejt teje do të zhvillohet një atentat. E kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flas me avokatin ku kanë mbajtur 10 dite dhe më pas më kane hipur në avion dhe arrestimi është bërë në Rinas”, është shprehur ai.
Ne lidhje me dosjen Dervishaj ka pretenduar se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.
Në seance SPAK përfaqësohej nga prokurori Alfred Shehu. /Telegrafi/