Telegrafi

Gjithsej 9 kandidatë janë në lojë për vendin e pestë të hapur në trupin “ad hoc” për mbikëqyrje të mediave

Sefer Tahiri, Besmira Ejupi, Ilir Ajdini, Ajet Rexhepi, Daut Dauti, Fitim Kryeziu, Lulzim Hamidi dhe Josif Xhoçkov, janë tetë personat që deri në skadim të afatit mbrëmë në mesnatë i kanë dorëzuar kandidaturat e tyre për vendin e hapur në trupin “ad hoc” për mbikëqyrje të mediave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ljubomir Kostovski i cili ishte i propozuar nga LSDM më momentin e fundit si kandidat e ka propozuar Petrit Saraçinin. Arsyetimi ishte se Saraçini nuk ka konkurruar në ueb faqen por është propozuar drejtpërsëdrejti nga Kostovski.

Kështu Saraçini bëhet kandidati i nëntë për anëtarë të trupit “ad hoc” i cili sipas marrëveshjes doemos duhet të jetë nga radhët e etnitetit shqiptar.

Përndryshe Saraçini njihet si aktivist i “Revolucionit laraman”./Telegrafi/

Lexo po ashtu Komisioni ad-hoc për media mbajti mbledhjen e radhës