Kur kanë ngelur edhe dy ditë për t’u përmbyllur afati i paraqitjes së votuesve fiktivë, KSHZ-ja njofton se deri tani janë paraqitur 6181 qytetarë për të rregulluar vërtetësinë e votës së tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga ky numër, 2743 janë paraqitur në njësitë rajonale të KSHZ-së, kurse 3438 janë paraqitur përmes aplikacionit online në faqen e KSHZ-së.
Më së shumëti qytetarë janë paraqitur në Çair (833), pastaj Saraj (471), Tetovë (422), Kumanovë (415) dhe Kërçovë (311). Gjithsej në listën e votuesve të dyshimtë janë 39.502 qytetarë të Maqedonisë./Telegrafi/