Site icon Telegrafi

Gjithsej 5496 vende të lira në konviktet e Maqedonisë, vijon paraqitja elektronike

Afati për paraqitje elektronike të studentëve të rregullt të vitit të dytë dhe studimeve të larta në konvikte në vitin 2018/19 zgjar deri më 15 gusht, ndërsa për studentët e vitit të parë do të jetë prej datës 7 deri më 17 shtator.

Sipas konkursit që e shpalli MASH, në 11 konvikte në Shkup, Manastir, Ohër, Shtip, Prilep dhe Probishtip, 5496 vende të lira në konvikt.

Prej tyre, 1103 janë për ata që do të regjistrohen në vitin e parë në fakultet, pas regjistrimit në fund të majit, ndërsa 4393 shtretër të tjera janë për studentët e vitit të dytë dhe më lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numër më të madh të shtretërve ka në konviktin “Stiv Naumov”, 1359 në tre objektet dhe në barakat e reja. Në “Pellagoni” ka 980 vende të lira, në “Goce Dellçev” do të jetë në blloqet e renovuara A dhe B, vende të lira ka 608, në konviktin “Kuzman Josifoski-Pitu” 490 dhe në konviktin “Tome Seniq” do të mund të marrin 577 studentë.

Studentët që paraqiten në konkurs duhet të plotësojnë formular elektronik të vendosur në ueb faqen www.konkursi.mon.gov.mk. Studentët mund të konkurrojnë për pranim vetëm në një konvikt.

Pash shpalljes së listave përfundimtare të studentëve të pranuar nëpër konvikte, nëse kapacitetet akomoduese të paplotësuara në ndonjë konvikt të caktuar, paraqitja elektronike do të vazhdojë deri në plotësimin e tyre, më vonë deri më 28 shtator të vitit 2018./Telegrafi/

Exit mobile version