Telegrafi

Gjithsej 32 nga 35 personat e paraqitur votuan sot në Kërçovë

Gjithsej 32 nga 35 personat që u regjistruan për të votuar sot në Kërçovë ka ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Në Komisionin Komunal Zgjedhor – Kërçovë, siç raporton AIM, për ushtrimin e të drejtës së votë në zgjedhjet parlamentare janë paraqitur 35 pacientë me Covid-19 nga Kërçova, në komunën e Makedonski Brod tre persona, ndërsa në komunën e Pllasnicës askush nuk është regjistruar për sot.

Nga 35 të regjistruar, 32 votues votuan në Kërçovë. Dy nuk pranuan të votojnë, ndërsa një person ndërkohë ka shkuar në spital.

Në Makedonski Brod, nga ana tjetër, të drejtën e votës e ushtruan të tre personat që u regjistruan për të votuar./Telegrafi/