Site icon Telegrafi

Gjithsej 1.720 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.720 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 99 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 82 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 52 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 89 pacientë po trajtohen në Veles dhe 173pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 110 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 127 në Prilep, 42 në kovid – qendër në Gostivar dhe 14 në Strugë. 87 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 36 në Koçan, 23 në Kërçovë, 79 në Kavadar, 21 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.720 dhe ka rreth 260 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Exit mobile version