Gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin teknologjinë ‘deepfake’ për t’u paraqitur si dikush tjetër në intervistat për punë nga distanca, tha FBI-ja të martën.
Në njoftimin publik, FBI tha se ka marrë një rritje të ankesave për njerëzit që ‘mbivendosnin’ video, imazhe ose regjistrime audio të një personi tjetër mbi veten e tyre gjatë intervistave të drejtpërdrejta të punës, transmeton Telegrafi.
Ankesat kishin të bënin me punë të largëta teknologjike që do t’u kishin dhënë kandidatëve të suksesshëm akses në të dhëna të ndjeshme, duke përfshirë “PII të klientit (Informacioni i Identifikueshëm Personal), të dhënat financiare, bazat e të dhënave të IT të korporatave dhe/ose informacione të pronarit”, tha agjencia.
Videot ‘deepfake’ mund të përdoret për qëllime argëtuese, por gjithashtu mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme.
Në mars, Meta tha se fshiu një video ‘deepfake’ që pretendonte se tregonte presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke kërkuar nga forcat ukrainase të dorëzonin armët në mes të pushtimit rus. /Telegrafi/