Site icon Telegrafi

Gjithnjë e më pak të interesuar për shkollën e muzikës në Shkup

Qendra shkollore shtetërore e muzikës dhe baletit “Ilija Nikollovski Luj”- Shkup, në bazë të Konkursit të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), për vitin e ardhshëm shkollor 2018-2019, do të hap 3 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe një paralele me mësim në gjuhën shqipe, shkruan gazeta KOHA.

Me këtë konkurs, në vitin e parë do të regjistrohen 136 nxënës në 4 paralele, prej tyre 102 nxënës në 3 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe 34 nxënës në 1 paralele me mësim në gjuhën shqipe sipas planeve dhe programeve mësimore për mësim katër vjeçar. Paralelja e gjuhës shqipe do të pranojë 34 nxënës dhe do të jetë drejtimi për muzicient performues dhe muzicient i teorisë, ku konkurrentët duhet të kenë së paku 60 pikë nga suksesi i arsimit fillor për tu pranuar.

Në gjuhën maqedonase do të hapen dy paralele në drejtimin muzicient performues dhe teori, si dhe një paralele për performues baleti (performues klasik, modern) balerinë, valltar tradicional-këngëtar, tek drejtimi i fundit kandidati duhet të ketë së paku 50 pikë nga suksesi i arsimit fillor.

Zëvendësdrejtori i Qendrës shkollore shtetërore të muzikës dhe baletit “Ilija Nikollovski Luj” – Shkup, Mustafa Imeri, për gazetën Koha tha se interesimi i vogël i nxënësve për të vazhduar këto drejtime gati se një dekadë me radhë nuk arrin të mbush as një paralele të plotë.

“Kërkesa jonë ka qenë për të hapur një paralele. Pasi problemi nuk qëndron në mos lejimin e hapjes së paraleleve por mungesa e nxënësve pasi që në nëntë vitet e fundit ne nuk arrijmë ti regjistrojmë as 34 nxënës dhe paralelet janë me 15 deri 20 nxënës”, deklaroi Imeri./koha/

Exit mobile version