Telegrafi

“Gjithmonë PO”, Dojna Mema merr propozimin nga Vlashent Sata

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Dojna Mema, ka bërë një hap të rëndësishëm në lidhje me jetën personale.

Ajo prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me këngëtarin e kantautorin shqiptar, Vlashent Sata.

Ky i fundit i ka bërë një propozim teksa çifti momentalisht ndodhen për pushime në Barcelonë.

Dojna Mema dhe Vlashent Sata (Foto: Instagram)

Dojna ka ndarë momentin në rrjete sociale me anë të një videoje ku shkëmbejnë puthje e përqafime.

“Gjithmonë PO”, ka shkruar ajo.

Dojna Mema dhe Vlashent Sata (Foto: Instagram)

Të shumta kanë qenë reagimet e fansave dhe miqve të tyre që e kanë uruar krahas postimit.

Mema përndryshe ka qenë pjesë e disa emisioneve dhe tani drejtuese e “Fan Club”. /Telegrafi/