Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Dojna Mema, ka bërë një hap të rëndësishëm në lidhje me jetën personale.
Ajo prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me këngëtarin e kantautorin shqiptar, Vlashent Sata.
Ky i fundit i ka bërë një propozim teksa çifti momentalisht ndodhen për pushime në Barcelonë.
Dojna ka ndarë momentin në rrjete sociale me anë të një videoje ku shkëmbejnë puthje e përqafime.
“Gjithmonë PO”, ka shkruar ajo.
Të shumta kanë qenë reagimet e fansave dhe miqve të tyre që e kanë uruar krahas postimit.
Mema përndryshe ka qenë pjesë e disa emisioneve dhe tani drejtuese e “Fan Club”. /Telegrafi/