Elie Wiesel nuk ishte ndalur vetëm te vuajtja e popullit hebre të cilit i takonte. Shkrimtari që falë angazhimit të tij prej humanisti fitoi edhe çmimin Nobel për Paqe, u mor gjatë me hallet e të shtypurve nëpër botë.
Shqiptarët e Kosovës i vizitoi si të përndjekur në Çegran të Maqedonisë. Duke shpenzuar shumë energji në konfliktet e ish-Jugosllavisë, ishte përballur edhe me kasapin Sllobodan Millosheviq.
Për këtë do të fliste më vonë me shumë ëndje, kur Kosova të ishte çliruar nga bombat e NATO-së, dhe ky do të kërkonte dënim të merituar.
Këto komente Wiesel i pati bërë gjatë një paraqitje të përbashkët me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe gruan e tij, Hillary. Ky pati lëvdata për ndërhyrjen ajrore.
Kështu, Wiesel u mundua të sjell paqe edhe në pjesë të tjera të botës, deri të shtunën mbrëma, kur ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare. /Klan Kosova/