Site icon Telegrafi

Gjithmonë lexojeni etiketën

Vitin e kaluar, amerikanët kanë shpenzuar rreth 50 miliard dollarë në kozmetikë dhe tualet, bazuar në kompaninë për kërkime të tregut ‘Euromonitor International’. Përderisa pamja e bukur nuk paraqet krim, ajo që na paraqitet si shqetësim është përmbajtja e produkteve të cilat nuk janë testuar asnjëherë për siguri.
“Mendoj se femrat janë të shokuara kur zbulojnë se produktet të cilat vendosin në fytyrë dhe buzë nuk i janë nënshtruar testeve toksike”, thotë Julia Brody, drejtore e një Instituti për shëndetin e femrave.

Administrata për ushqim dhe barëra e Shteteve të Bashkuara, ka vendosur përgjegjësinë tek prodhuesit për të siguruar se produktet e tyre janë të sigurta, ndërsa ajo të ndërhyjë vetëm në rastet kur mjaft konsumatorë ankohen në reaksionet e shkaktuara dhe kur agjencia nuk i përmirëson parametrat e vendosura në etiketat kozmetike, siç janë "hipersenzitiviteti," "plotësisht natyral" ose edhe "organik".
Përderisa këto etiketa të padefinuara dhe ç’orientuese mbesin çështje problematike, qeveritë po punojnë për të mbajtur përgjegjëse kompanitë kozmetike për përbërësit që përdorin. /Telegrafi/
 

Exit mobile version